'Becchetti' / Rama: Marifetçiu, Saliu dhe Iliri do marrin 'atë që nuk thuhet'

7 Prill 2021, 17:08

Rama ceku në fjalën e tij edhe një çështje për të cilën nuk ka pasur një qëndrim së fundmi, gjyqin me Becchettin. Rama tha se ai nuk do të marrë asgjë nga paratë e shqiptarëve.

"Ai marifetçiu bashkë me Ilir dhe Saliun do të marrin atë që nuk thuhet, atë që ngelet dhe nuk hahet. Ai marifetçiu i paskrupullt  kërkohet nga drejtësia e shqiptarëve dhe nuk do të marrë asgjë nga paratë e shqiptarëve", tha Kryeministri.

Kujtojmë se disa ditë më parë në një shkrim të Zërit të Amerikës u njoftua se Shqipëria humbi gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.