Befasi dhe risi në Kombëtare, Reja: Kam pengje për listën, me Andorën duhet fitore me patjetër

21 Mars 2021, 13:00

Trajneri Edy Reja ka bërë sot publike listën me futbollistët e Kombëtares për tre ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit, që luhen kundër Andorës në transfertë, Anglisë në Air Albania dhe San Marinos po në transfertë. Për herë të parë janë grumbulluar me kuqezinjtë mesfushori i Empolit Nedim bajrami, për të cilin pritet shumë, si dhe Mario Mitaj që luan me AEK-un e Athinës. Bie në sy rikthimi i Ajetit pas një kohe shumë të gjatë, ndërsa trajneri ka vendosur të lërë jashtë emra si Armando Sadiku dhe Bekim Balaj.

‘Ka disa risi në kombëtare përshembull si Nedim Bajrami që po bën mjaft mirë te Empoli. Po ashtu Mario Mitaj, një djal i ri që po spikat në Greqi. Peng e kam që nuk mund t’i grumbullojë të gjithë pasi në listën e madhe janë 38 lojtarë. Bekim Balaj është një nga ata të cilët duhet të ishte, por për këto ndeshje doja të provoja lojtarë të tjerë. Më në fund shansin për të luajtur do ta ketë edhe Kamberi,’-tha Reja.