Befason Vuçiç: Kosova do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj

5 Maj 2019, 17:21

"Kosova do të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në të gjithë territorin." Kjo është deklarta e fortë që është bërë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili tha se kjo nuk vjen për shkak se ai do ta njohë Kosovën, por për shkak se nuk kaloi zgjidhja që ai ka ofruar.

Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiç nuk specifikuar saktësisht se çfarë kishte ofruar por shtoi se ajo nuk ka mundur të kalojë për shkak të presionit të madh të disa shteteve dhe shërbimeve të tyre të inteligjencës.

“Tani ju pyes juve cila është zgjidhje tani, përveç që Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim, sepse unë nuk do ta pranoj, do ta fitojë  pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj. Pastaj unë do të pyes shumë nga ata që protestuan dhe thanë shumë gjëra – pse e keni bërë këtë  dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shikoni  realitetin dhe keni penguar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin e saj”.

Javën e kaluar në Samitin e Berlinit, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emanuel Macron diskutuan me liderët e Prishtinës dhe Beogradit për të rikthyer palët në tryezën e dialogut por pa sukses.