'Bëhet i gjallë' Besim Skila, zhdukur nga Londra, kosovari zbuloi vendndodhjen e matjanit, e takoi në kafenenë me tenda të kuqe

1 Tetor 2019, 18:30

Gjurmë jete në vitin 2008 të Besim Skilës, 45-vjecari nga Mati që humbi kontaktet me familjen nga Londra, më 5 shtator të vitit 2000. Kjo ka bërë që ’’Pa gjurmë’’ të rinisi kërkimet intensive, që nga humbja e tij, duke zbuluar një tjetër vendndodhje të matjanit, 5 minuta larg nga banesa ku mendohet se ka jetuar nga viti 2000 deri në vitin 2002, kur pas kërkimeve nga zyrat e emigracionit u mësua se ai aplikoi për riatdhesim vullnetar në Kosovë.

Kolegu ynë në Londër, Astrit Ferizi, në një investigim të bërë, prej ditësh në zonën ku ka jetuar 45-vjecari ka mundur të vjelë mjaft informacione të vlefshme, që shpiejnë në gjurmët e tij, që nga humbja. Ai i tha ’’Pa gjurmë’’ se ka pyetur mjaft shqiptarë që jetojnë në Londër. Ata i kanë pohuar se e kanë  parë në zonën Wimbledon. Këto dëshmi përforcohen edhe nga ajo e një shqiptari të Kosovës, i cili pretendon se është takuar me Besimin në vitin 2008 dhe se pikërisht në një kafe të vogël, me tenda të kuqe i emërtuar si ’’Costa’’kanë konsumuar kafe. Ky bar-kafe ndodhet 5 minuta larg në këmbë nga banesa ku ka jetuar 45-vjecari. 2008 është dëshmia e fundit që ridimensionon pistat e kërkimit.

    No videos found.