'Bëhuni human, vrisni një çifut'/ 6 muaj hetime, Anti- Terrori arreston të riun nga Shijaku

25 Qershor 2020, 15:02

TIRANË"Bëhuni Human, vrisni një çifut"! Kjo është thirrja e të riut Eduard Guza që bënte në rrjetet sociale, e për pasojë Shërbimet e Anti- Terrorit ka bërë arrestimin e tij, pas 6 muajve hetime. 

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Guza, 39-vjeç banues në Koxhas, Shijak në profilin e tij në Facebook ka postuar shkrime me përmbajtje ekstremiste. Këto thirrje datojnë që në vitet 2017, siç mund t'i shihni në fotot e siguruara nga Report Tv, teksa mësohet se ai përdorte një tjetër identitet tjetër në rrjetet sociale.

Emri i tij në Facebook është Bardhi Guza, e ndërsa identiteti i tij është i vërtetë është Eduard Guza. Mësohet se Guza nuk rezulton të ketë qenë luftëtar jashtë vendit dhe është baba i dy fëmijëve. Në momentin e arrestimit, Guza ka qenë në banesën e tij, e ndërsa nga kontrolli i bërë nuk i është gjetur asnjë send i ndaluar.

"Të shpëtojmë njerëzimin, të vrasim një çift! Bëhuni njerëz, vritni një çifut", janë këto disa nga mesazhet që Guza shkruante në Facebook. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale "Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave terroriste" dhe "Nxitje të urrejtjes e grindjes". Për 39-vjeçarin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".