BE-ja 50 mln euro për COVID-19, Soreca: S'janë kredi, grant! Fondi për tërmetin s'preket

26 Mars 2020, 17:18

Dy ditë më parë BE-ja akordoi 50 mln euro për Shqipërinë në përballimin e luftës kundër përhapjes së koronavirusit, por i pyetur nëse kjo shumë është grant apo kredi, ambasadori i BE-së e sqaroi qartë. "Unë e kam thënë edhe dje edhe pardje, që BE-ja ka premtuar një shifër prej 50 mln euro për të ndihmuar Shqipërinë për krizën e COVID. 4 mln për nevojat emergjente, do të mbulohet blerja e ventilatorëve, 11 mln do të investohen për mbrojtjen sociale, do ta ndihmojmë qeverinë për shtresat më të cënueshme, pjesa tjetër ka të bëjë me ekonomike, pasi bizneset po vuajnë dhe ne do të japim 35 mln euro që do të shkojnë në këtë fushë. Para në dorë cash për shtresat më të cënueshme në shoqëri.