BE-ja dha 50 mln euro për Shqipërinë për koronavirusin! Basha: Kërkova të shtohet ndihma për tre kategori

26 Mars 2020, 19:03

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaron se "Sapo përfundova një video-konferencë me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi. E falenderova atë dhe Bashkimin Europian për shprehjen e vullnetit pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë, pas përmbushjes së 15 kushteve. E garantova se opozita, Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të kontribuar për plotësimin e këtyre kushteve.