BE-ja i shpalli vende të sigurta, Mali i Zi dhe Serbia në vorbullën e valës së dytë të pandemisë Covid

3 Korrik 2020, 13:42 | Përditesimi i fundit: 2020-07-03 13:48:59

Mali i Zi, vendi që shpalli përfundimin e epidemisë në fillim të muajit qershor, tani pas plot një muaji, duket se është kapluar nga vala e dytë e Covid.

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 40 raste të reja për një total prej 292 infeksionesh që nga fillimi i pandemisë.

Epidemia ka goditur rëndë turizmin, industrinë kryesore e vendit të vogël të Ballkanit me pamje nga Adriatiku, ku kompaninë turistike kanë raportuar rreth 70% rënie të prenotimeve

Pasi përballoi deri në fillim të muajit maj valën e parë të infeksionit prej koronavirusit, duke se edhe Serbia është përfshirë nga vala e dytë e pandemisë, e cila në 24 orët e kaluara u prezantua me 359 raste të reja Covid, për një total prej 15.195 të prekurish që nga fillimi i pandemisë.

Teksa 80% e rasteve të reja janë regjistruar në Beograd, Qeveria serbe miratoi sot disa masa të reja për kryeqytetin. Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se për një afat kohor dyjavorë do të mbyllen klubet e natës, disa bare dhe konviktet studentore, dhe duke filluar nga dita e hënë ata që nuk mbajnë maskë në ambientet publike do të gjobiten.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja në ditët e fundit, disa qytete të Serbisë, përfshirë: Novi Pazar, Tutin, Kragujevac dhe Vranje, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.