Në një konferencë për shtyp, Albana Vokshi, njëherësh anëtare e Komisionit të Rithemelimit theksoi se procesi i votimit dhe numërimit për kryetarin e Këshillit Kombëtar ishte i gjithë para kamerave. Ndalur te një video e cila u publikua pasditen e djeshme, ku shihen komisionerët teksa shtonin shifra me mendjen e tyre, Vokshi e ka sqaruar. Sipas saj, ajo shifër për të cilën komisioneri fliste ishin për fletët e printuara, dhe se nuk bëhej fjalë për vota.