Belind Këlliçi: 1 Prilli, festë zyrtare për Ramën dhe Veliajn

1 Prill 2021, 13:51

#reportTV #lajmeshqip #lajme Kandidatët e Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë vijojnë fushatën. PD ka njoftuar se kandidatja Albana Vokshi ishte me banorët në zonën e Laprakës të cilët sipas saj denoncojnë vjedhjen e fondeve nga bashkia për ndërtimin e infrastrukturës së tyre. Albana Vokshi tha se Erion Veliaj ka mbledhur 40 milionë euro nga taksa e infrastrukturës shkollore, por në Tiranë shkolla për fëmijët nuk ka, sepse taksat janë vjedhur dhe abuzuar për qëllime elektorale.Ndërkohë që nga parku i liqenit të Kasharit, kreu i FRPD Belind Këlliçi e quajti 1 prillin, te njohur si dita e gënjeshtrave, si "festë zyrtare" për Ramën dhe Veliajn.