'Bella Ciao', simbol lufte ndaj një armiku të padukshëm, kënduar në 7 gjuhë, nga shtatë këngëtarë, ndër ta dhe Irma Libohova

25 Prill 2020, 20:55 | Përditesimi i fundit: 2020-04-25 21:58:24

"Bella ciao" është kënga simbol e rezistencës, lirisë dhe luftës partizane kundër fashizmit në periudhën më të errët të Europës, por sot është kthyer në simbol të një tjetër lufte, ndaj një armiku të padukshëm, COVID-19.

Shtatë artistë nga e gjithë bota, secili në karantinë në shtëpinë e tij nën drejtimin e kantautorit napoletan Tommaso Primo, kanë vendosur të risjellin këngën e famshme popullore, me produksionin e Giuseppe Spinelli , i cili ka dhënë dhe kontributin artistik bashkë me Antonio Esposito dhe Stella Manfredi.