Belshi, një atraksion i ri për turizëm

24 Maj 2018, 20:54 | Përditesimi: 24 Maj 2018, 20:54

Belshi, qyteti i vogël buzë liqenit me të njëjtin emër, kryeqendra tradicionale e zonës së Dumresë, vitet e fundit ka pësuar ndryshime të mëdha. Interesi për ta kthyer në atraksion turistik duket se është rritur.

Donatorë të ndryshëm kanë investuar edhe në liqenin e Seferanit që në Iliri ishte tempulli i Perëndeshës së Bukurisë, Afërditës. Qytetarët e përshëndesin këtë transformim dhe e shohin turizmin si një mundësi për rritjen e të ardhurave.

b.ha./Shqiptarja.com