Benz dhe Jaguar, 11 makina luksoze u bllokuan në Gjirokastër

8 Shkurt 2020, 12:16 | Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 12:16

Prej mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër janë sekuestruar 11 makina luksoze, ndërsa drejtuesit e tyre janë shoqëruar. Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se policia ngriti 7 pika kontrolli  në akse të ndryshme të rrugëve nacionale të qarkut të Gjirokastrës duke bllokuar makinat luksoze me dokumentacion me probleme, mes tyre Benz dhe Jaguar.

Operacioni u zhvillua disa orë pas zhvillimit të analizës vjetore të drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu në Gjirokastër. Një burim i tha Report Tv se një ndër porositë e tij ishte që të ngrihen sa më shumë pika kontrolli për të goditur mjetet e parregullta të luksit por edhe e ndalimit te personave në kërkim. Disa orë pas largimit të Veliut nga Gjirokastra, strukturat nisën zbatimin e porosisë duke sekuestruar makinat me dokumentacion të parregullt.

r.k./Shqiptarja.com