Benzema mban gjallë shpresat e Realit për titull, goli i Suarezit nuk mjafton 'për të vrarë' La Liga-n

7 Mars 2021, 19:17 | Përditesimi i fundit: 2021-03-07 19:18:20

Supersfida e kësaj jave në La Liga, që korespondon të jetë edhe derbi i Madridit mes Atletikos dhe Realit është mbyllur me shifrat 1-1. Në këtë mënyrë çështje titull mbetet e hapur, por Atletiko e Simeones kishte shansin të vendoste shumë pika mbi I, pasi deri në minutën e 88 udhëhiqte me golin e Suarez.

Dy minuta nga fundi Benzema la pa fitues këtë përballje, por la edhe me shumë enigma kampionatin, pasi aktualisht Atletico e vendit të parë ka tre pikë më shumë se Reali ndjekës. Për t’u veçuar edhe fakti se ‘galaktikët’ kanë një ndeshje më shumë.