Benz-i përplas furgonin në autostradën Vlorë-Fier/ Plagosen tre persona, mes tyre dhe një fëmijë

30 Gusht 2019, 19:04 | Përditesimi: 30 Gusht 2019, 19:13

VLORË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Vlorë-Fier. Një mjet tip Benz ka përplasur nga pas një furgon.

Mësohet se nga aksidenti ka të lënduar disa persona mes tyre dhe një fëmijë i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Ai ka pësuar dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

r.k./Shqiptarja.com