'Benzi' përplas policin në Vlorë, drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes, i plagosuri rëndë në spital

21 Janar 2021, 18:57 | Përditesimi: 21 Janar 2021, 19:07

VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 18:00 në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet tip “benz” ka përplasur një person dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri i identifikuar me inicialet M. S, polic është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendjë të rëndë shëndetësore.

“Më datë 21.01.2021, rreth orës 19:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës Benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

b.ha./Shqiptarja.com