Beograd, incident gjatë vizitës së Richard Grenell, thirrje me megafon: UÇK-ISIS

10 Tetor 2019, 17:16

Ka nisur me incidente vizita në Beograd e Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbisë. Në kohën kur ai po shkonte për tu takuar me presidentin serb Vuçiç, jashtë kangjellave të presidencës, pati zëra që thërrisnin me megafon: Kosova si dhe UÇK-ISIS

Takimi i të dërguarit special të presidentit Trump me Vuçiç u zhvillua pa praninë e medias, por tashmë dihet se bisedimet mes të dyve kanë të bëjnë me rifillmin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, të pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

    No videos found.