Ilir Beqaj: Kodi Zgjedhor ka nevojë për përmirësim, të krijohen zona me numër të barabartë mandatesh

30 Tetor 2020, 20:00 | Përditesimi i fundit: 2020-10-30 20:01:44

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duket se kanë ende hapësira për tu përmirësuar. Ndërkohë që 2 opozitat janë shprehur kundra këtij kodi, duke e cilësuar atë të njëanshme.

Deputeti i PS-së, Ilir Beqja shprehet se ajo ka ende nevojë për të ndryshuar. Në një intervistë për Report Tv, ai shprehet se në këtë sistem zgjedhor ka ende mosbarazi dhe se duhet të ketë numër të parabartë të zgjedhjeve. Sipas tij, zonat zgjedhore duhet të bëhen të tilla që të ketë numër të barabartë votuesish.

Ndërkohë ai tha se dhe në këto zona të ketë numër çift mandatesh.

"Mesa unë di, ky opinion do të vijë pas disa javësh dhe nëse do të prisnim deri atëherë ajo do Shqipëria nuk do të ketë zgjedhje në 2021. Ne bëmë zgjedhje jo normale në qershor 2019 dhe nëse nuk do të kishim zgjedhje në prill të 2021 do e fusnim vendin në një qorsokak të mirëfilltë. Në momentin kur u fol për sistemin zgjedhor. Më jonormale mund të jetë vazhdimi i detyrës nga kryebashkiakja e Shkodrës. Ajo ka një mandat sot 5 vite e gjysmë. Unë me sistemin tonë zgjedhor them se duhehsin disa ndryshime të tjera. Mund të hynin në fuqi në 2025. Brenda sistemit tonë rajonal proporcional kemi sërish mosbarazi. Në Kukës janë 3 mandate dhe tashmë do të votojmë për partinë dhe për individin. Unë nëse jam zgjedhës u Kukësit do të zgjedh mes 3 emrash. Nuk është se jemi në kushte të barabarta si zgjedhës të Kukësit ashtu dhe zgjedhësit e Tiranës. Unë do të isha i parimit që të kishim zona zgjedhore me numra të barabartë mandatesh. Prandaj duhet bërë dhe zona më e madhe. Mos qëndrojmë vetëm tek qarqet por të kemi zona me popullsi të barabartë. Jam partizan që të kemi zona me numër çift mandatesh, sepse nëse në Kukës ose në Shkodër janë 11 ose 3, ti mund ta mundësh kundërshtarin me një votë dhe merr një mandat. Në rastin e një numri çift mund të fitosh me 6 mijë vota por je sërish njësoj. Aq më shumë ka hapësirë ka mundësi që mazhoranca të krijojë koalicion me këdo që të plotësojë 71 vota" - tha Beqaj.