Beqja sjell në Kuvend 'hallet' e tropojanëve: Të rishikohet transferimi i zyrave të Kadastrës

28 Tetor 2019, 14:14

Deputeti socialist Ilir Beqja paraqiti ditën e sotme në Kuvend disa probleme dhe shqetësime të banorëve në qarkun e veriut, ku është edhe deputet. Beqja tha se duhet rivlerësuar ndryshimi i zyrave të Kadastrës të Tropojës të cilët janë parashikuar të transferohen në Kukës.

"Në fund të këti viti, Kadastra e Tropojë do transferohet në Kukës. Kjo duhet rivlerësuar edhe në bazë të distancave. Paisja me NIPT e fermerit kërkon kohë. Një fermeri të Tropojës i duhet të shkojë në Kukës e ndoshat edhe në Lezhë ku ndodhet zyra për rajonin e veriut. Duhet një zgjidhje. Rrjeti elektrik i shpërndarjes elektrike ka shumë probleme. OSHEE duhet të marrë në konsideratë edhe cilësinë e rrjetit. Dorëzimi i kërkesave ka gjithmonë një afat të deklaruar", tha Beqja.

  •