'Bëra lypsarin me Pfizer’, Rama tregon pse s'ka viktima nga COVID në azile, i përgjigjet Metës vaksinimin e personaliteteve: Përçojmë mesazh, s'them për Nishanin

20 Shkurt 2021, 10:37 | Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 10:37

Nga Fieri, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave për vaksinimin e personaliteteve mbi moshën 80 vjeç.

Rama iu referua deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili tha se me këtë vendim po bëhet ndarje klasore e shoqërisë. Por kryeministri thotë se vaksinimi i personaliteteve do të shërbejë dhe për të ndërgjegjësuar se duhet bërë vaksina, në një kohë kur ka kaq shumë teori konspirative.

r.k./Shqiptarja.com