Berat/ 2 shkolla të rrënuara, Bashkia: Kemi depozituar projektet në Ministrin e Arsimit, s’kemi marrë asnjë përgjigje

17 Dhjetor 2018, 17:13

Shkolla e mesme e përgjithshme "Babë Dudë Karbunara" dhe shkolla 9-vjeçare "22 Nëntori",që ndodhen në qendër të qytetit,kanë nevojë emergjente për rikonstruksion.  Ky fakt pranohet edhe kryetari i bashkisë Berat, Petrit Sinaj i cili konfirmon se këto 2 godina janë të shkatërruara dhe kanë nevojë për investim.  Projekti për rikontruksionin total të tyre ka 1vit e gjysëm që është dërguar në Ministrinë e Arsimit, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Kemi 2 godina në Berat, Babë Dudë Karbunara" dhe shkolla 9-vjeçare "22 Nëntori", që janë dy shkolla të mëdha. Kemi 1 vit e gjysëm që kemi dorëzuar projektet në MASR, por ende pa përgjigjie. Buxheti i bashkisë është modest, kemi financuar aq sa mund të financojmë.

Petrit Sinaj, Kryebashkiak i Beratit

Shkollat “Bab Dud Karbunara” dhe “22 Nëntori” kanë qenë shpesh objekt i kronikave në Report Tv, por pavarësisht kësaj deri tani nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e tyre. Ndërkohë që nxënësit që marrin dije në këto ambiente u rrezikohet jeta në çdo moment.