Berat/ Arrestohen 5 persona, mes tyre një inspektor policie për kultivim të lëndëve narkotike

25 Shtator 2019, 12:09

BERAT- 5 persona janë arrestuar për kultivim të bimëve narkotike,  mes tyre një inspektor i Policisë  në Mallakastër.

 Operacioni i koduar "Gjerbës" ndaloi personat të cilët kultivonin  bimë narkotike në fshatin Osmënzezë të Beratit dhe  në Gjerbës e Selitë të Mallakastrës.Të arrestuarit janë:

P. R., 53 vjeç, banues në Berat;

G. Xh, 34 vjeç, banues në Mallakastër;

A. S., 44 vjeç, banues në Mallakastër;

L. Xh., 31 vjeç, banues në Mallakastër;

L. Xh., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Sipas policisë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg dhe materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike, në bashkëpunim" ndërsa për punonjësin e Policisë për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Kultivim i bimëve narkotike".