Berat/ 'Benzi' me 2 vajzat i pret rrugën 'Volkswagen' ku po udhëtonin 3 djem, plagoset njëra prej tyre

26 Shtator 2020, 22:04

 

BERAT- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e kombinatit. Një automjet tip Benz, me targa AA 852 VH, në të cilin udhëtonin 2 vajza është përplasur me mjetin tip Volsvagen, me targa AA 308 YR. Nga përplasja ka ngelur e plagosur pasagjerja që udhëtonte në mjetin tip Benz, me iniciale B.M. Ajo udhëtonte së bashku me shoqen e saj J.T, që ishte në drejtimin e makinës, ndërkohë që dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip Golf, që u përfshi në aksident. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që po kryejnë edhe veprimet paraprake për të konkluduar edhe rreth shkaqeve të aksidentit. Sipas burimeve të para hetimore, mësohet se ka qenë mjeti Benz në të cilin udhëtonin dy vajzat, ai që i ka prerë rrugën Golfit që po udhëtonte në drejtim të qytetit. Vajzat janë kthyer në një rrugicë në dalje të qytetit dhe në përpjekje për të marrë kthesën i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 djemtë.E plagosura B.M është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.