Berat, çmimet e ushqimeve pësojnë rritje dita ditës, qytetarët: Çmimet e larta, nuk i përballojmë

29 Dhjetor 2018, 16:57

Tradita e  trashëguar e mbushjes së tryezave gjatë festës së ndërrimit të viteve duket se po zhbehet nga viti në vit në qytetin muze të Beratit. Fakti që mallrat ekzistojnë në treg dhe ajo që vihet re është mungesa e të ardhurave bën që qytetarët mos të kushtëzohen më si dikur për të pasur gjithçka në tavolinën festive. 
Nga një vëzhgim i bërë ditët e fundit në disa prej dyqaneve ushqimore dhe ato të fruta-perimeve vihet re një rritje e ndjeshme e çmimeve. Gati të gjitha çmimet e fruta-perimeve janë rritur krahasuar me disa ditë parë .