Skandali në Berat/Po lypte me nënën, 4-vjeçari prek kabllot e zhveshura në mes të parkut, humb jetën

22 Maj 2020, 11:37 | Përditesimi i fundit: 2020-05-22 15:48:22

BERAT- Një fëmijë 4 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra në kontak më korrentin.

Burime për Report Tv bëjnë me dije fëmija është dërguar menjëherë në spital, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes që i ka dhënë rryma elektrike.

"Më iku fëmija, më iku nga duar, dilja për të siguruar bukën e familjes", mësohet të ketë thënë nëna e 4-vjeçarit.

Lidhur me këtë, Prokuroria e Beratit ka nisur hetimet ndaj Drejtorisë së Ndriçimit Publik në Bashkinë e Beratit, edhe pse tashmë duket e vonuar.