Berat, makina e parkuar përfshihet nga flakët

16 Qershor 2020, 22:00

Një fuoristradë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Berat. Sipas informacioneve të para, mjeti tip "Honday" ishte i parkuar në anë të rrugës, ndërsa mësohet se shkak ka qenë një defekt në motor.

Menjëherë kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e flakëve. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.