Berat, makinat përplasen 'kokë më kokë' dhe më pas me shtyllën e ndriçimit, dëmtohet dhe një mjet i parkuar

24 Dhjetor 2020, 09:51

Dy makina janë aksidentuar mëngjesin e sotëm në qendër të Beratit. Makinat janë përplasur kokë më kokë dhe më pas njëra prej tyre ka përfunduar duke goditu shtyllën e ndriçimit në rrugë. Kjo ka bërë që shtylla të bie sipër një mjeti tjetër që ka qenë i parkuar.

Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm 3 mjetet  të dëmtuara, si pasojë e aksidentit zinxhir.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.