Berat/ Merr flakë gjatë ecjes në rrugë, shkrumbohet makina në Berat

23 Gusht 2020, 22:12

Një automjet ka marrë flakë në ecje në Berat, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime. Flakët e zjarrit shkaktuan djegien e çdo pjese motorike e xhenerike brenda kofanos. Zjarrfikësit kanë thënë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në motor.

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Berat. Automjeti ka qenë duke qarkulluar në lagjen "Gjashtëkatësh", kur është përfshirë nga flakët e zjarrit. Flakët kanë filluar në pjesën e përparme të kofanos së makinës dhe në një kohë shumë të shkurtër kanë djegur të gjithë pjesën e përparme të mjetit, tip Benz, A Class, me targa AA 668 ER.