Berat, rrobaqepësia u mbyll nga pandemia, punonjësit në protestë: Duam pagën e luftës

27 Maj 2020, 09:59

Punonjësit e një rrobaqepësie në Berat kanë dalë sot në protestë pasi kërkojnë të marrin pagën e luftës. Punonjësit shprehen se emri i tyre figuron si përfitues në sistem, por që edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj, ende nuk kanë marrë asnjë pagë.

Rrobaqepësia e tyre u mbyll si pasojë e pandemisë, ku punonjësit shprehen se gjatë kësaj kohe nuk kanë marrë asnjë ndihmë.Ata u mblodhën përpara Drejtorisë së Tatimeve në Berat dhe shprehen se nuk do të largohen deri sa të marrin pagën e luftës.