Berat /Shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri përmbyt rrugët e qytetit, uji mbulon edhe trotuaret

8 Qershor 2022, 16:36

Moti i keq, me rrebeshe shiu dhe breshër, që ka përfshirë që prej 1 ore qytetin e Beratit, ka shkaktuar përmbytje në disa akse rruge në qytet. I favorizuar edhe nga era e fortë,   shiu dhe breshëri ka pushtuar rrugën e qytetit, duke vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve. Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Spital-Uznovë”,,“Stadiumi i Vjetër”,"Axhensi" dhe "Kthesa e Gjykatës", ku duket qartë edhe nga pamjet filmike që uji ka vërshuar mbi rrugë dhe ka mbuluar edhe trotuaret.