Berat, Uznova rrezikohet nga epidemia, banorët: Gjithë ditën erë e keqe nga ujërat e zeza

5 Gusht 2019, 19:43 | Përditesimi: 5 Gusht 2019, 19:43

Prej më shumë se 20 vitesh banorët e fshatit Uznovë në Berat rrezikohen nga epidemia. Shkak është bërë shndërrimi i përroit në një vend ku derdhen ujrat e zeza dhe ku depozitohen mbetjet e ndryshme urbane.

Lidhur me këtë shqetësim banoret shprehen për ReportTV se era e keqe i shoqëron gjatë gjithë ditës dhe i frikësohen dhe përhapjeve të epidemive të ndryshme, të cilat favorizohen nga temperaturat e larta të verës.

Problem tjetër për banorët mbetet rruga e cila është e pashtruar dhe përbën rrezik për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve. Banoret janë drejtuar edhe pranë institucioneve përgjegjëse  për zgjidhjen e këtij problemi, por duket se premtimet kanë qenë të shumta pasi situata vazhdon e njëjtë.

b.ha./Shqiptarja.com