Berat/ Zetori bie në kanalin kullues, humb jetën shoferi 60-vjeçar

17 Tetor 2019, 17:48

Berat- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pashalli tek Ura Vajgurore ku një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas një aksidenti.

Viktima është Gëzim Hajdari dhe ka qenë duke drejtuar mjetin bujqësor zetor, i cili është përmbysur në një kanal kullues ku për pasojë ka humbur jetën 60-vjeçari.

Zetori ka patur edhe rimorkio, gjë që mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të drejtuesit. Targat e zetorit janë FR 8654 B.