Berat, zjarri përpin me dhjetëra ha pyje! Terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikëseve

29 Maj 2020, 12:29

Me dhjetëra hektarë pyje dhe shkurre janë përfshirë nga flakët në fshatin Remanicë të Beratit në njësinë administrative Velabisht.

Zjarri vijon të përparojë në zonat malore e favorizuar edhe nga era dhe terreni i vështirë , ku forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë.Nuk është hera e parë që në kodrat përreth Beratit dhe Urës Vajgurore përfshihen nga zjarret, nga vetë banorët për të hapur kollota duke shkrumbuar çdo vit sipërfaqet  e gjelbëruara. Ende askush nuk është dënuar për zjarret e qëllimshme, ndërsa sipërfaqe të tëra tokë në mal vijojnë të digjen duke shkatërruar mjedisin.