Berati me 12 raste COVID, njëri i infektuar në spital

12 Korrik 2020, 13:12

Berati ka regjistruar 12 raste me Covid, 10 prej të cilëve kontakte të familjarëve të cilët kanë pasur persona të prekur me koronavirus. Ndërsa 2 rastet e tjera, një është punonjëse e qendrës Lira dhe një tjetër ka dalë nga spitali rajonal i Beratit. Të gjithë personat janë asimptomatikë dhe nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore. Personat janë izoluar në banesat e tyre dhe po ndiqen nga mjeku i familjes.