Berati thyen urdhrat, qytetarët mbushin shëtitoren

20 Mars 2020, 18:39

Vetëm dy orë pasdite dhe mjaftojnë që koronavirusi të rrezikojë jetën e të gjithë qytetarëve. Ashtu si dhe në qytetet e tjera edhe në Berat njerëzit kanë nxituar të mbushin shëtitoren, ku njerëz në turma, ngjitur me njëri tjetrin dhe pa masa mbrojtëse shëtisin si të ishin në ditë pushimi dhe asnjë luftë apo asnjë virus të mos na kërcënonte seriozisht jetën.