Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetet sociale, hodhi akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama lidhur me masakrën e Selenicës, ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj vrau 8 kushërinj të tij. Berisha shkruante se heshtja e Ramës ishte vrasje për së dyti e viktimave të tragjedisë. Por pas tij ka reaguar socialisti Erjon Braçe i cili apelon për çarmatosjen e popullsisë, të cilët sipas tij i armatosi Berisha në 1997.
Gjithashtu, Braçe sjell në vëmendje edhe një moment të sikletshëm, deklaratën e Berishës në Kuvend në prill 2016, kur bëri thirrje për armatosjen e popullsisë, për t'iu bërë ballë sipas tij, bandave dhe grabitësve.
Postimi i Braçes:
TE ARMAAATOOOOSEN!
TE ARMAAATOOOOSEN!
Pa me te voglin diskutim,
vrasja ne seri e 8 qytetareve dje,
mes tyre gra dhe femije,
eshte nje nga dramat e shumta qe detyrohet te pranoje ky vend!
Prej vitit 1997,
ato jane makabre dhe shume te dhimbshme!
Kurre, po kurre,
su ndal kush te analizoje,
marre pergjegjesi e vendose;
te tregoje rrugen se si ky vend
CARMATOOOOSET!
CARMATOOOOSET!