Berisha: Ballkani i Hapur s'ka qëllim tjetër përveç asgjësimit të Kosovës dhe spastrimit etnik të Shqipërisë

21 Qershor 2022, 14:43

“Ballkani i Hapur s’ka qëllim tjetër përveç asgjësimit të shtetit të Kosovës dhe spastrimit etnik të Shqipërisë”. Kështu deklaroi ish kryeministri Sali Berisha gjatë promovimit të librit “Kurrë mos harro” mbi gjenocidin serb në Kosovë duke bërë thirrje që shqiptarët të ngrihen dhe tu përgjigjen thirrjeve të miliona shqiptarëve se janë flijuar.