Berisha: Denoncoj me ashpërsi vendimin e fundit të Edi Ramës, ka kapur Gjykatën e Lartë

27 Maj 2022, 12:57 | Përditesimi i fundit: 2022-05-27 15:52:38

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar vendimin e fundit të qeverisë që miratoi udhëzimin, i cili detyron administratën shtetërore të heqë dorë nga 3800 cështje, për të cilat kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër ish-nëpunësve që kanë fituar në 2 shkallët e drejtësisë deri në 40 paga minimale dëmshpërblim.