“Berisha furnizoi Serbinë me naftë” qytetari: Trump është bërë si shqiptar, e infektuam ne

6 Nëntor 2020, 09:59

Në programin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një qytetar komentoi situatën në Kosovë me akuzat e Gjykatës Speciale kundër ish-drejtuesve të UÇK-së dhe tha se për këtë situatë vetëm Sali Berisha nuk duhet të flasë pasi ai ka furnizuar Serbinë me naftë. Më pas zotëria kishte edhe një koment për zgjedhjet në Amerikë dhe tha me ironi: “E infektuam ne , Trump është bërë si shqiptar”