Kryeministri Edi Rama është përplsaur me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha, teksa ky i fundit e ka quajtur të pacipë për vendimin për të taksuar Rrugën e Kombit. Ish-kryeministri Berisha pranoi se pagesa në Rrugën e Kombit ishte ideja e tij, duke sqaruar se për këtë ai bëri një studim së bashku me ministrin e asaj kohe, Sokol Olldashi, dhe vendosi që taksa të mos vihej zbatim.
“Vijmë të çështja që ka tronditur kombin. Për herë të parë në këto vite lirime, pjesa e kombit që jeton në Kosovë proteston, bllokon rrugën e komunikimit me Shqipërinë. Unë i përgëzoj ata qindra kamionistë, të cilët ndërmorën një protestë apel për ndërgjegjen shoqërore dhe kombëtare të çdo shqiptarë, por këta s;kanë ndërgjegje. Është e vërtetë, që më 2011, qeveria e kryesuar nga unë dhe me ministër të ndjerin Olldashi bëmë të gjitha studimet. Pas studimit, u vendos që taksa të mos vihet.
Unë nuk jam kundër fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve, unë do t’i votoj të gjitha fondet që do sillni në Parlament. Por të caktosh 5 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve, që janë 18 mijë km në mbarë vendin, do të thotë se nuk jeton në këtë vend, s’ke përgjegjësinë më minimale - tha Berisha.