Berisha kërkon ministrat dhe Ramën në kuvend: ‘Janë zhdukur si minjtë’

21 Dhjetor 2018, 12:27

Ish-Kryeministri Berisha kërkoi nga drejtuesja e seancës së Kuvendit, Vasilika Hysi që ta ndërpriste deri kur të ishte i pranishëm i gjithë kabineti qeveritar dhe Rama. Berisha tha se anëtarët e qeverisë po mbrohen me thinjat e Majkos. “Sot është ditë historike, draft historik i opozitës kundër krimit në politikë. A nuk ve re që përfaqësuesit me të zinj të krimit janë zhdukur si minjtë dhe duan të mbrohen me thinjat e Majkos. Ku janë ata? Pse mungojnë ata? Pse mendojnë se imazhi i Pandeliut do i mbrojë? Balozë të krimit, ndërprit seancën dhe detyroji të vijnë, është dita e gjykimit të tyre. Pandeli dukesh si fals i keqpërdorur, që duan të maskohen me ty. Atëherë vendos nga një maskë Pandeliu në të gjitha aty”. “Ata janë të detyruar të qëndrojnë në sallë kur diskutohet një projektligj që është i propozuar prej tyre. Kuvendi ka kuorumin, vijojmë mbledhjen” tha Vasilika Hysi.