Berisha: Korrigjimi i kufijve kërcënim për rajonin, Balla: Gjithnjë e ke sabotuar Kosovën

7 Shkurt 2019, 13:10

Gjatë seancës së sotme në Kuvend ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u përfshin në replika të forta për cështjen e Kosovës. Ndërkohë që Balla i ktheu edhe një përgjigje Lulzim Bashës, i cili tha se Shqipërisë nuk do i hapen negociatat në qershor.

Replikat Berisha-Balla
Sali Berisha: E mbështesim marrëveshjen Kosovë-Serbi por pa copëtim të territoreve, pasi hap kutinë e Pandorës, sjell bllokim automatik të procesit të integrimit. Gjatë vizitës së Bush-it në Shqipëri, Presidenti më thotë cili është mendimi juaj për Kosovën? Unë mbrojta pavarësinë. Me tha kur mendohet se duhet shpallur? Këta menduan se unë do të thoja sot, jo! Unë i them, merrni kohën tuaj se ne nuk duhet të bëhemi mollë sherri mes jush dhe BE-së, dihet se kë kemi mik ne, dhe kush është destinacioni ynë. Dhe jo sikur bën ky me argatët e Beogradit, se tani dështoi Berlini, procesi dhe se Merkeli po ikën, packa se kur ishte aty, iu servilos, por ajo nuk e priti, pasi po bëhet sherri i Ballkanit dhe faturën e paguajnë shqiptarët. Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin problemet si dy shtete të pavarura dhe jo mbi bazën e argatëve që nuk kanë atdhe. 

Taulant Balla: Sali, ti e mbylle kohën tënde me shumë pika të zeza, por një prej tyre është sabotimi që i bëre pavarësisë energjetike të Kosvoës duke bllokuar linjën e transmisionit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ti Sali, e bllokove dhe u desh të vinim ne për ta zhbllokuar. Ti furnizove Milloshevicin me naftë gjatë luftës në Kosvë. Kur klasa politike shqiptare, edhe Ilir Meta, i vetmi që ishte kundër ishte ti Sali, prapë. Teksa u clirua Kosova, vetëm Sali Berishën nuk i lejohej që të shkonte në Kosovë. Përsa i përket vasalit tënd në krye të PD-së, e morët vesh, tha se nuk do të hapen negociata.