Berisha mbledh krerët e degëve: Kemi 44 mijë 'luftëtarë', t'i mobilizojmë! Regjimi monist i Edi Ramës rrëzohet vetëm me një front të vërtetë opozitar

11 Qershor 2022, 13:31 | Përditesimi i fundit: 2022-06-11 17:02:23

 Për herë të parë pas zgjedhjeve, Sali Berisha ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve. Në mbledhjen po marrin pjesë krerët e 70 degëve të dala nga zgjedhjet që zhvilloi Komisioni i Rithemelimit gjatë muajit prill.

Partia Demokratike ka 72 degë, por zgjedhjet nuk u arritën të bëheshin në dy prej tyre atë të degës 12 Tiranë dhe në Malësi të Madhe.