Berisha: Open Balkan nismë antishqiptare, ka synim të izolojë Kosovën dhe ta paraqesë si vend konfliktual në Ballkan

11 Qershor 2022, 13:46

Sali Berisha thotë se nisma Open Balkan është një nismë antishqiptare që ka si synim të izolojë Kosovën dhe ta ekspozojë atë si vendin konfliktual në Ballkan.

‘Projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe, një projekt i zili në vend se të sanksionojë bashkëpunimin mes kombeve të barabarta, sanksionin poshtërimin e Kosovës dhe rrethimin e saj armiqësor nga Beogradi, Beogradi i vogël që është Tirana, me qëllimin antishqiptar për ta paraqitur Prishtinën si sherrin e Ballkanit. Kam dëgjuar që flasin për leverdinë ekonomike. The Economosit, njësia inteligjencës se kësaj reviste thotë se nga projekti i Open Balkn përfiton vetëm Serbia, ajo është e paanshme. Ti kundërvihen Procesit të Berlinit që ka rreth 30 mld euro investime në Ballakn, por që asnjë”, tha Berisha.