Berisha për samitin e Open Balkan: Takimi i Ohrit katastrofë, Rama i trajtoi si ‘berra’ njerëzit e vrarë nga genocidi

9 Qershor 2022, 22:03

“Takimi i Ohrit, cilat ishin mesazhet? Mesazhet ishin katastrofë. Në një anë i dilej zot atij që nuk e njeh gjenocidin. Ai që nuk e njeh gjenocidin është kriminel për definicion, i gatshëm për ta kryer atë sa herë të ketë mundësi. Sepse ai e quan gjë të mirë atë, ai e quan krim të dobishëm. Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë, kurrë, njeri që në një samit, duke pasur aty si padron Vuçiçin të thoshte se të merremi tani se ke vrarë këtë, ke therur atë sikur të ishin njerëzit, më falni berra dhe jo njerëz për një kasaphanë njerëzore. Ky ishte një moment, shumë i rëndë. Nuk mund të flasësh në këtë mënyrë për viktimat e gjenocidit. Ti je një fatkeqësi njerëzore, jo kombëtare që flet në këtë mënyrë", tha Berisha.