Fjalimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka zgjatur për më shumë se 20 minuta, i është dedikuar krejtësisht kryeministrit Edi Rama. Berisha ka bërë një sërë akuzash për kreun aktual të qeverisë duke e etiketuar atë si "kriminel", "hajdut", "fatkeqësi kombëtare". I pranishëm në aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, të organizuar nga Forumi Rinor i PD dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Berisha bëri thirrje që të gjithë të bashkohen për të larguar Rama nga drejtimi qeverisë, pasi sipas tij po cenon fjalën e lirë dhe po tallet me familjet e prekura nga tërmeti, duke thënë se ai nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të bëjë "show".
"Uroj të mos keni armiq. Kenedi thoshte dikur tre janë armiqtë e njeriut "tirania, sëmundja dhe varfëria e mjerimi" . Por të më pyesnin mua, armiku më i egër njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë. Ai që dhunon fjalën e lirë është i aftë të kryejë çdo krim. Ky në Shqipëri e ka emrin Edi Rama, është kthyer në genet e të atit e tij, nuk marrë përgjegjës djalin për babën, jo. por Kur djali manifeston paterën e të atit, atëherë po. I ati tij firmosi varjen të litar të Havzi Nelës. I biri tij do të varë në litarë mediat, kjo është emergjencë kombëtare aq sa është tërmeti, për ta përmbysur sa më parë. Ky po tallet në mënyrën më cinike me qindra shqiptarë që janë prekur nga tërmeti. kur një qeveri vendos për gjendje të jashtëzakonshme, merr dy vendime: forcat që ajo mobilizon për t'u përballur me këtë gjendje dhe vendimi i dytë janë paratë që cakton nga buxheti. Ai ka caktuar 62 mijë euro në dy javë, është kriminel, duhet të dërgohet në gjykatë. Fondin e emergjencës e ka përdorur për luks dhe orgji. Vrasjet e tërmetit janë shtetërore, se pallatet në Thumanë nga tërmeti i 21 shtatorit ishin të pabanueshme, por nuk i strehoi askurrkund. Ai çdo gjë që e bën e bën për "show". Të ngihemi fuqishëm se tërmeti ishte fatkeqësi natyrore, Rama një fatkeqësi kombëtare, politike", tha Berisha.