Berisha transmetoi fjalimin në rrjetet sociale/ Kush është deputetja 'kameramane' që zëvendësoi Endri Hasën

16 Janar 2019, 20:16

Në një kohë kur maxhoranca votonte dekretet e Metës për ndryshimet në qeveri, ish-kryeministri Sali Berisha doli në foltoren e Kuvendit të mbante fjalim. Mediat ishin të fokusuara te votimi i dekreteve dhe asnjë prej tyre nuk e transmetoi fjalimin e tij. Por Berisha kishte menduar zgjidhjen duke shfrytëzuar rrjetet sociale. Ka qenë deputetja e PD, Albana Vokshi e cila është kthyer në "kameramane" dhe ka filmuar me telefon celularë fjalimin e ish-kreut demokrat duke mundësuar kështu edhe përcjelljen në rrjetet sociale. Kujtojmë që seancat e kaluara një "detyrë" të tillë e ushtronte deputeti Endri Hasa por ai është i përjashtuar nga punimet pasi seancën e fundit të Kuvendit goditi me vezë kryeministrin Edi Rama në foltore. 

    No videos found.