Berlin, grabitje dhe të shtëna armësh pranë ‘Checkpoint Charlie’

30 Dhjetor 2019, 15:17

Një mega operacion policor ka startuar në Berlin, fare pranë ‘Checkpoint Charlie’.

Sipas mediave gjermane, një burrë ka kryer një grabitje në ‘Starbucks’ dhe në rrugë janë dëgjuar të shtëna arme.

Policia ka izoluar gjithë zonën rreth kryqëzimit të ‘Friedrichstrasse’ e ‘Kochstrasse’ dhe është vënë në ndjekje të personit në arrati.

‘Checkpoint Charlie’, i krijuar në vitin 1961, dikur ishte një pikë kontrolli e rëndësishme e vendosur midis sektorëve Sovjetik dhe SHBA që ndanin Berlinin në dy pjesë.

Në pikën e kontrollit dikur lejohej kalimi i personelit ushtarak nga forcave aleate, personat e ndërlidhjes ushtarake sovjetike, personeli diplomatik dhe vizitorë të huaj.