Berlusconi zgjidhet eurodeputet, PE-së i bashkohet një tjetër emigrante shqiptare

28 Maj 2019, 14:08

Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi, iu nënshtrua një operacioni në mes të fushatës  për zgjedhjet evropiane dhe teksa të gjithë ishin të shqetësuar për shëndetin e tij, ai pati një rikthim triumfues pasi u zgjodh eurodeputet.

Zgjedhja e tij si eurodeputet, është hapi i parë i ish-kryeministrit Italian për t'iu rikthyer fuqishëm politikës, edhe pas problemeve të shumta shëndetësore. Gjykata italiane vitin e shkuar ia hoqi masën që e ndalonte të merrte poste publike, pasi u detyrua të hiqte dorë nga vendi i tij në parlament pas një dënimi për mashtrim me taksat në 2015.

Parlamentit europian do i shtohet dhe një tjetër emigrante shqiptare. Bëhet fjalë për Elona Demin e cila ka dalë fituese në zgjedhjet vendore në Itali. Kandidate në listën e qendrës së majtë italiane 38 vjeçarja shqiptare ka fituar postin e këshilltares në komunën Sorbola Mezzani në provincën e Parmës. E lindur në qytetin e Sarandës, ajo është diplomuar në Universitetin e Bolonjës për Juridik e në Universitetin e Parmës për gjuhë të huaja e punon  si profesioniste e lirë në fushën e gjuhësisë e përkthimit.