BERZH-BE 100 mln euro për turizmin, Rama: Pa mbështetjen e tyre Shqipëria nuk do ishte e njëjta

4 Maj 2019, 12:47 | Përditesimi: 4 Maj 2019, 12:47

Kryeministri Rama ka folur në takimin ku është shpalosur projekti i përbashkët, Bashkimi Europian dhe Banka për Rindërtim dhe Zhvillim me 100 milion euro në mbështetje të programit transformues të turizmit në Shqipëri.

Në fjalën e tij kryeministri falenderoi BERZH dhe BE për këtë investim që do sjellë një zhvillim të mëtejshëm të turizmit si një nga sektorët prioritarë të qeverisë.

“Pa mbështetjen e BERZH dhe BE, Shqipëria nuk do ishte ky vend që është sot”, është shprehur Rama në fjalën e tij.

r.k./Shqiptarja.com